Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright tha për “The Daily Bring” të martën se qeveria kineze mban përgjegjësi për reagimin e ngadaltë të hershëm ndaj pandemisë së coronavirus në të gjithë botën.
Albright thekson se SHBA-ja duhet të marrë një qasje të matur ndaj Pekinit dhe të vazhdojë të merren me udhëheqjen e vendit në një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë për çështje të tjera.
“Para së gjithash, unë mendoj se Kina me të vërtetë mban përgjegjësi për shumë probleme në fillim – duke mos zbuluar ndonjë informacion, mungesë transparence – dhe kjo është diçka me të cilën duhet të merremi”, i tha Albright gazetares Dana Perino, për Fox News.
“Unë mendoj se me të vërtetë dëmtoi tërë situatën edhe fakti që ata tentuan të na fajësojnë për disa gjëra”, theksoi ajo.
Sidoqoftë, ajo përsëriti gjithashtu se Pekini nuk mund të “shmang përgjegjësinë” për të metat e tyre, përfshirë mungesën e transparencës.
“Unë mendoj se ne tani duhet të kuptojmë se si të zgjidhim disa nga problemet aktuale që ne kemi në drejtim të çështjeve të zinxhirit të furnizimit me Kinën dhe të merremi me këtë globalisht”, përsëriti Albright.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...