Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për përkeqësimin dramatik të situatës shëndetësore në Rripin e Gazës, duke bërë të ditur se më shumë se 15.600 pacientë, mes tyre 3.800 fëmijë, kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor jashtë territorit për të marrë trajtim të specializuar.
Sipas OBSH-së, shumica e pacientëve janë persona të amputuar si pasojë e luftës, të cilët kërkojnë ndërhyrje të avancuara që nuk mund të kryhen më brenda Gazës për shkak të kolapsit të infrastrukturës shëndetësore.
Në deklaratën e cituar nga agjencia palestineze Wafa, OBSH kërkon monitorim më të thelluar të sëmundjeve dhe epidemive virale që po përhapen për shkak të kushteve të rënda sanitare dhe dëmeve të mëdha në sistemin spitalor.
Organizata ndërkombëtare thekson gjithashtu urgjencën për rihapjen e korridoreve humanitare dhe sanitare që mundësojnë transportimin e pacientëve jashtë Gazës, duke paralajmëruar se mungesa e aksesit në trajtim mund të rezultojë në një krizë të re humanitare brenda pak ditësh.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...