Jerusalemi dhe pjesa më e madhe e Izraelit janë përfshirë nga paniku pas një alarmi të fuqishëm që shpërtheu rreth orës 03:00 të mëngjesit, duke paralajmëruar një “kërcënim të menjëhershëm”.
Qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë pranë strehimeve, ndërsa supermarketeve po u boshatisen raftet për shkak të grumbullimeve masive të ushqimeve dhe ujit.
Sipas BBC, pamjet tregojnë turma njerëzish që furnizohen me produkte bazë, duke krijuar radhë të gjata nëpër dyqane.
Alarmi për “kërcënim të rëndësishëm” u lëshua në të gjithë vendin përmes sirenave dhe sistemit të paralajmërimit në telefonët mobilë, duke i zgjuar qytetarët në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë, shërbimet emergjente izraelite kanë nisur mobilizimin e menjëhershëm. Banka e gjakut është vënë në gatishmëri të plotë dhe disa spitale kanë filluar të lirojnë pacientët që janë në gjendje të mirë shëndetësore, për të krijuar kapacitete shtesë në rast emergjence.
Në Bregun Perëndimor, autoritetet izraelite kanë vendosur bllokim të plotë në të gjitha qytetet palestineze, derisa të ketë një njoftim të dytë.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...