Google ADS

Aksident i rëndë hekurudhor, 10 të vdekur dhe 73 të plagosur

21:16 | 8 Korrik 2018
Arbresh.info

Të paktën 10 persona raportohet se kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor në Turqi, ndërsa 73 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç raportojnë mediat turke aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdag.

Mësohet se pesë vagona të trenit të pasagjerëve kanë dalë nga shinat, si pasojë e reshjeve të shiut, duke sjellë edhe aksidentin tragjik.

Në lidhje me këtë aksident të rëndë është informuar edhe presidenti Erdogan, ndërsa ministri i Transporteve Ahmet Arslan shkoi në vendin ku ndodhi ngjarja./Anadoly Agency

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme