Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë.
Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar pasi automjetet u përplasën në tunelin e stacionit të Strasburgut pasditen e së shtunës, sipas mediave lokale.
Mediat raportojnë se pesë persona janë në gjendje kritike për jetën.
Pamjet në mediat sociale tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të nxjerrë të lënduarit nga vagonët, ndërsa tymi mbulon stacionin nëntokësor.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të rajonit Bas-Rhin kërkoi që të shmanget zona për të lehtësuar aksesin për shërbimet e urgjencës./abcnews.al
Izraeli pengon palestinezët të kthehen në shtëpitë e tyre, T...
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen...
Guardiola i del në mbrojtje Khusanovit, pas gabimit të rëndë...
Marrëveshja Shqipëri – Itali, 49 emigrant nisen drejt ...
Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Kl...
LDK-ja premton mësim gjithëditor në gjithë Kosovën