Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksident rrugor. I riu është përplasur fatalisht nga një furgon që po drejtohej nga një 41-vjeçar.
Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur për vdekje 21-vjeçarin shqiptar. Drejtuesi i mjetit ka telefonuar menjëherë karabinerët, të cilët kanë gjetur të riun shqiptar anës rrugës.
Sipas mediave italiane, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike./a2cnn/
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës