Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të diskutojnë këtë javë në Uashington, mbi të gjitha elementet e kërcënimit që paraqet Rusia si dhe do të shqyrtojnë një sërë masash për të forcuar praninë e aleancës ushtarake në Detin e Zi, deklaroi një zyrtar i lartë i SHBA-së.
“Fokusi i bisedimeve do të jetë në mbrojtje dhe në masat parandaluese të aleancës në rajonin e Detit të Zi”, deklaroi ai, raporton Reuters.
Zyrtari i lartë amerikan duke folur në kushte anonimiteti tha se aleati i NATO-s, Turqia mbetet një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, por theksoi se planet e Ankarasë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, paraqesin shqetësim.
“Marrëdhëniet tona nuk përcaktohen nga vetëm kjo çështje por megjithatë ajo paraqet shqetësim të madh”, deklaroi zyrtari amerikan./rel
Parashikimi i motit për të enjten
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...