Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së gazetarit amerikan Brent Renaud nga forcat ruse në qytetin Irpin të Ukrainës.
AGK ka thënë se mbështet të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë-Rusi.
“Brent Renaud – korrespodenti i New York Times është vrarë sot nga forcat ruse në Irpin afër Kievit. Teksa, raportohet se ka mbetur i plagosur një gazetar tjetër.
Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kanë qëlluar me armë makinën ku gjendeshin gazetarët ndërkombëtarë.
AGK-ja mbështet kolegët tanë, gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të të gjitha shteteve, të cilët po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë – Rusi”, thuhet në reagimin e AGK./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...