Me 18.930 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.339.316.
Në kontinentin e Afrikës ka arritur në mbi 2 milionë e 339 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 18.930 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.339.316, ndërsa numri i viktimave me 392 vdekje të reja arrin në 55.357.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.747, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.854 dhe në Marok 6.492 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 836.764 raste e cila pasohet nga Maroku me 391.529 dhe Egjipti me 120.147 raste.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.991.341 persona të infektuar./AA/
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...