Në kontinentin e Afrikës ka arritur në mbi 2 milionë e 483 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 19.335 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.483.520 ndërsa numri i viktimave me 497 vdekje të reja arrin në 58.407.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 24.285, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 7.041 dhe në Marok 6.854 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 901.538 raste e cila pasohet nga Maroku me 412.393 dhe Egjipti me 124.280 raste.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.092.290 persona të infektuar./AA/
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...