Moska është e gatshme për të ripërtërire bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera të NATO-s për të arritur qëllimet e përbashkëta në Afganistan, ka thënë Zamir Kabulov, zyrtar nga Ministria e Jashtme ruse.
Kabulov tha se Rusia është e shqetësuar në lidhje me aktivitetin e kryengritësve në Afganistan dhe ka theksuar se kjo nuk është koha e duhur që Uashingtoni të tërheqë trupat nga atje, transmeton portali arbresh.info.
“Situata është duke u përkeqësuar, ndëkohë që forcat e sigurisë në Afganistan nuk janë në gjendje të dalin kundër opozitës së armatosur për një mori arsyesh”, tha ai.
“Në rrethana të tilla, tërheqja e ushtarëve të huaj mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe të shkatërrojë rezultatet minimale pozitive të arritura në vitet e fundit”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër