Autoritetet ruse kanë njoftuar se zjarri vdekjeprurës në një aeroplan udhëtarësh është shkaktuar nga një gabim i pilotit, nga një problem teknik ose nga kushtet e rënda të motit. Kjo deklaratë ndërlidhet me raportimet se aeroplani ishte goditur nga rrufeja.
Ekipi i punëtorëve të emergjencës tha se i kanë nxjerrë 41 trupa të viktimave nga pjesa e pasme e aeroplanit, i cili është prodhuar në Rusi dhe është i tipit “Sukhoi Superjet 100”. Ky është aksidenti ajror më vdekjeprurës në Rusi viteve të fundit.
Ministri rus i transportit ka deklaruar më herët se nuk ka arsye për t’i larguar nga përdorimi aeroplanët e këtij prodhuesi, i cili është më i madhi i këtij lloji që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Zjarri e kishte kapluar pjesën e pasme të aeroplanit gjatë lëshimit emergjent në aeroportin “Sheremtyevo” të Moskës pas disa përpjekjeve të pasuksesshme dhe pas përdorimit të rezervave të karburantit.
Në mesin e 41 viktimave janë edhe dy fëmijë. Aeroplani ishte duke fluturuar drejt qytetit verior të Murmanskut, por u detyrua të kthehej në Moskë pak minuta pas ngritjes në qiell.
Anëtarët e ekuipazhit thanë se aeroplani fillimisht u godit nga breshëri, e më pas nga rrufeja. Piloti Denis Yevdokimov tha: “Aeroplanit iu shkëputën të gjitha lidhjet dhe sistemi elektronik i fluturimit”, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?