Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se forcat e koalicionit në Irak kanë dorë në sulmin ajror në Mosul më 17 mars, nga i cili – siç kanë thënë banorët lokalë – mund të ndodhë që janë vrarë më se 200 civilë.
Në kumtesën e mbrëmshme të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, thuhet se sulmi ishte bërë me kërkesë të forcave të sigurisë së Irakut, për t’i marrë në shënjestër luftëtarët dhe pajisjet e grupit miliant, Shteti Islamik (IS).
Zyrtarët e koalicionit, megjithqë nuk e kanë konfirmuar numrin e të vrarëve, thanë se sulmi në pjesën perëndimore të Mosulit, ishte në “një lokacion korrespondues me akuzat për viktima civile”.
Nuk është specifikuar se cili vend i koalicionit i ka kryer sulmet.
Kjo deklaratë u bë pas vendimit të djeshëm të forcave irakiane për ta ndërprerë fushatën për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit, për shkak të shkallës së lartë të viktimave civile. Kjo lëvizje mund të ketë qenë e motivuar nga incidenti në Mosul.
Por ende mbetet e paqartë se çka ka ndodhur në qarkun al-Jadida të Mosulit, natën e 17 marsit.
Pas raporteve, zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara thanë se nuk janë të sigurt nëse forcat amerikane kishin dorë në këtë sulm.
Sipas tyre, ka filluar hetimi për përcaktimin e fakteve lidhur me këtë sulm dhe pretendimet për viktima civile.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë