Presidenti i Rusisë, Putin pas takimit me kryeministrin hungarez Vikor Orban zhvillimet lidhur me avionin e rrëzuar rus në Siri i ka quajtur “një zinxhir i rrethanave tragjike”
MOSKË – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas takimit me kryeministrin hungarez Vikor Orban në Moskë zhvillimet lidhur me avionin e rrëzuar rus në Siri i ka quajtur “një zinxhir i rrethanave tragjike”, raporton Arbresh.info.
Në vlerësimin e tij në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus në Siri, Putin tha se “Zhvillimin në fjalë duhet ta shqyrtojmë në mënyrë serioze. Rrëzimi i avionit rus në Siri duket si një zinxhir i rrethanave tragjike. Reagimi i Moskës do të jetë në drejtimin e rritjes së sigurisë për njësitë ruse në Siri”.
Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, ishte theksuar se avioni ushtarak rus i cili ishte zhdukur nga radarët dje në Siri, është rrëzuar gabimisht nga regjimi i Asadit për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...