
PRAGUE, CZECH REPUBLIC - JANUARY 27: City centre with the St. Nicholaus Church are seen after snowfall on January 27, 2014 in Prague, Czech Republic. Prague is popular tourist winter destination. (Photo by Matej Divizna/Getty Images)
I ftohti siberian, i përplasur mbi Europë në dalje të dimrit, ka marrë deri tani 24 jetë njerëzish në kontinentin e vjetër.
Të paktën 9 vdekje raportohen në Poloni, 4 në Francë, 5 në Lituani, 3 në Republikën Çeke, dy në Rumani dhe një i pastrehë në Itali.
Në mesin e viktimave të frontit të acartë është edhe një e moshuar franceze, e cila u gjet pa jetë përpara dyerve të azilit ku qëndronte, si dhe një 83-vjeçare rumune, që dergjej në mes të rrugës, e mbuluar nga bora.
I mbiquajtur prej medieve britanike si “Bisha nga Lindja”, sistemi i stuhive dimërore solli erëra të forta, reshje të dendura dëbore e akull në rrugë. Rënia e ndjeshme e termometrit gjatë natës bëri që udhëtarët në pjesë të ndryshme të Europës të përballen me kushte tejet të vështira qarkullimi.
Problemet nuk kanë kursyer as linjat hekurudhore. Si të mos mjaftonte vala e parë e të ftohtit, Spanjës iu desh të përballej edhe me një front të dytë ngricash, që mbolli kaos e detyroi shpalljen e emergjencës nga bora, në të paktën 20 provinca.
Situata është ende larg qetësimit, ndaj autoritetet i kanë nxitur banorët të shmangin rrugëtimet e konsideruara jo të domosdoshme.
Në rastet kur janë vërtet të detyruar të marrin makinën, ata këshillohen të mbajnë me vete batanije, pije të ngrohta, ndërsa të tjerëve, nëse munden, u kërkohet t’u hedhin një sy fqinjëve të moshuar për të verifikuar gjendjen e tyre./tch/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...