Abu Dabi, 2,300 euro gjobë për ata që organizojnë ndeja në pandemi

13:00 | 29 Korrik 2020

Policia në Abu Dabi ka paralajmëruar kundër vetëkënaqësisë për situatën me pandeminë dhe ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së virusit, përfshirë gjobat që shkojnë deri në 10,000 dirhemë apo rreth 2,300 euro.

Ky vendim thuhet se është në përputhje me rezolutën numër 38 të vitit 2020, me të cilën përcaktohet zbatimi i rregulloreve në lidhje me shkeljet dhe gjobat e bazuara në rezolutën ministrore numër 17 kundër përhapjes së virusit, shkruan Wam, transmeton Gazeta Express.

Policia theksoi se shkeljet e masave kundër pandemisë do të raportohen në Prokurorinë Federale për Emergjenca, Kriza dhe Fatkeqësi, e cila do të marrë masa ligjore kundër atyre që nuk i respektojnë masat.

Autoritetet e sigurisë gjithashtu bënë thirrje për respektin të distancës sociale dhe shmangie të tubimeve familjare për ta parandaluar përhapjen e virusit, sidomos gjatë festës së Kurban Bajramit.

Gjoba për ata që ftojnë njerëz në ndeja apo organizojnë tubime është 10,000 dirhemë apo rreth 2,300 euro, ndërsa për secili pjesëmarrës do të dënohet me 5,000 dirhemë apo rreth 1,150 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara