Autoritet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka dërguar mbi 150 mijë trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe me Bjellorusinë.
Ndërsa një zyrtarë i lartë amerikan i mbrojtës, ka bërë të ditur se forcat ruse janë të pozicionuar përgjatë kufirit me strategjinë e vetëm që të jenë gati për fillim të një sulmi, nëse ata marrin një urdhër.
Sipas “The Guardian”, zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara kanë sinjale, të bazuara në informacione të shërbimeve të zbulimit dhe prova vizuale se “ato (forcat ruse) kanë avancuar gatishmërinë e tyre në një pikë, ku janë gati të fillojnë operacionet tani, nëse marrin urdhrin për këtë”.
Ndërsa sot Këshilli i Sigurimit të Ukrainës njoftoi se ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë 30 ditore në të gjithë vendin përveç rajoneve Donetsk dhe Luhansk andaj, kërkesa e tyre i është adresuar parlamentit të Ukrainës, te cilët pritën të aprovojnë kërkesën. /arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...