Italia regjistroi sot 70 vdekje të reja brenda 24 orëve të fundit, një shifër kjo në rënie, në krahasim me dje që ishin 117, duke e çuar numrin total të tyre në 33 142, njoftoi Mbrojtja Civile.
Rastet e infektimit pësuan sërish rritje, me + 593, në krahasim me dje që ishte 584. Numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur tashmë në 231 732.
Edhe numri i pacientëve në kujdesit intensiv është në rënie, me 489 të shtruar, 16 më pak se dje.
Gjithsej, janë 7 379 pacientë të shtruar në spital me simptoma të COVID-19, me një rënie prej 350 në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ata që janë në izolimin në shtëpi janë 40 118, me një rënie prej 2 614 në krahasim me ditën e djeshme.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova