Të paktën 7 persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një avion ambulancë u rrëzua në një zonë të ngarkuar të qytetit Filadelfia.
Autoritetet nuk mundën të shpjegonin se çfarë e shkaktoi përplasjen.
Të shtunën në mëngjes autoritetet konfirmuan 7 të vdekur, 6 që ishin në bordin e avionit dhe një tjetër që u plagos kur avioni ra në tokë. Në total, zyrtarët thanë se u plagosën 19 persona.
Përplasja ndodhi në një zonë të ngarkuar dhe auroritetet po punojnë për menaxhimin e dëmeve, tha një zyrtar i qytetit Filadelfia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të pasdites të së premtes, sipas orës lokale.
Në bordin e avionit gjendej një paciente, nëna e saj dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pacientja kishte ardhur nga Meksika për t’u kuruar për një sëmundje që i rrezikonte jetën dhe po transportohej për në shtëpi.
Të 6 personat ishin nga Meksika. Destinacioni përfundimtar i avionit ishte qyteti Tijuana në Meksikë.
Presidentja e Meksikës konfirmoi vdekjen e tyre dhe shprehu ngushëllimet për familjet.

Shpërthimi ndodhi rreth më pak se 5 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit.
Avioni i tipit “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash.VOA
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...