Ukraina është goditur nga sulme të mëdha kibernetike që për cak kanë pasur bankat dhe kompanitë, si dhe aeroportin më të madh të kryeqytetit ukrainas. Po ashtu, raportohet se kompjuterët në ndërtesën e qeverisë ukrainase janë offline si pasojë e sulmeve.
“Rrejti jonë duket se ka rënë, po ashtu. Kjo fotografi po del në të gjithë kompjuterët e kabinetit,” ka thënë zëvendës/kryeministri i Urkainës, Pavel Rozenko, në Facebook, ku e ka publikuar një fotografi të kompjuterëve duke u rindezur pas një dështimi, transmeton Express.
“Kompjuterët në ndërtesën e qeverisë nuk janë duke punuar,” ka thënë autoritetet në Kiev për agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine.
Forcat e sigurisë kanë thënë se shërbimet inteligjente janë duke u marrë me sulmet.

Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...