Një zyrtar policie në Tanzani theksoi se të paktën 57 njerëz janë djegur për vdekje pasi një cisternë karburanti shpërtheu në qytetin lindor të Morogoro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri rajonal i policisë, Steven Kabwe, tha për televizionin lokal Azam se 57 trupa janë gjetur. Ai tha se shumë të tjerë që pësuan djegie janë duke u trajtuar.
Dëshmitarët në Morogoro, i cili shtrihet rreth 200 kilometra nga qendra ekonomike e Tanzanisë, Dar es Salaam, u shprehën se një grumbull njerëzish ishin mbledhur rreth cisternës së naftës, pasi ishte përfshirë në një aksident. Ata thanë se njerëzit po përpiqeshin të largonin karburantin kur cisterna shpërtheu në flakë.
Incidentet me humbje jetë njerëzish gjatë shpërthimeve teksa vjedhin karburant nga cisternat e dëmtuara të karburantit janë të zakonshme në Afrikën Lindore.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...