Kur Muzaffer Kayasan u infektua për herë të parë me Covid-19, ai mendoi se do të vdiste pasi ai tashmë vuante nga leucemia. 14 muaj dhe 78 teste pozitive më vonë, ai është ende gjallë, dhe ende po lufton për të larguar infeksionin.
Kayasan, 56 vjeç, ka infeksionin më të gjatë të regjistruar me kovid në Turqi, sipas mjekëve, ndoshta për shkak të një sistemi imunitar të dobësuar nga leucemia.Pavarësisht se ka jetuar praktikisht në spital në këto mua, ai sërish nuk e humb shpresën.
“Unë mendoj se ky është versioni femëror i kovidit – ajo ka qenë e fiksuar pas meje, ka thënë me shaka 56-vjeçari, ndërsa zbuloi se testi i tij i fundit PCR ishte përsëri pozitiv, transmeton dritare.
9 muaj në spital dhe 5 muaj i vetëm në apartamentin e tij, e kanë izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sipas studimeve të fundit, pacientët e infektuar me Covid-19 që kanë një imunitet të dobët, rrezikojnë të qëndrojnë më gjatë të sëmurë dhe të kenë probleme me frymëmarrjen.
Një studim tjetër tregon se personat e sëmurë me leucemi nuk prodhojnë sasinë e duhur të antitrupave, dhe nëse bëjnë dy doza të vaksinës antikovid.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...