Forcat turke të sigurisë kanë ‘neutralizuar’ 56 terroristë të PKK-së në gjatë muajit janar, thonë burimet e Ministrisë së Brendshme.
Sipas burimit të AA-së, që ka kërkuar të mbetet anonym, 20 terroristë janë vrarë, 19 janë arrestuar, ndërsa 17 të tjerë janë dorëzuar gjatë muajit të parë të vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.
Muajin e kaluar, forcat e sigurisë turke kanë kryer 905 operacione kundër PKK-së.
Vetëm gjatë janarit kanë arrestuar 1,463 në mbarë vendin, ndërsa 153 janë në paraburgim. Gjatë të njejtës periudhë, 1,425 nga 3,309 të dyshuarit e arrestuar kanë lidhje me organizatën Feto./Arbresh.info
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...