Të ngopur me kandidatët e tyre për president, disa francezë kanë marrë guximin dhe kanë kërkuar që vendi të udhëhiqet nga ish-presidenti amerikan Barack Obama.
Rreth 48 mijë francezë kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje Obamës që të marrë frerët e vendit të tyre, transmeton portali abresh.info.
“Ne kemi menduar që ai mund të jetë presidenti më i mirë i ardhshëm francez”, ka thënë njëri nga organizatorët.
Megjithatë, problem kryesor mbetet se Obama nuk është shtetas francez.
Përkundër një numri tjetër të njerëzve që mendojnë se e tëra është një shaka e bukur, organizatorët thanë se përmes këtij peticioni mund të shihet se shumica e francezëve janë të pakënaqur me kandidatët aktualë./Arbresh.info
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...