
Asylum seekers queue up as they arrive at a refugee reception centre in the northern town of Tornio, Finland, on Friday Sept. 25, 2015. According to current official predictions, about 30,000 asylum seekers will arrive in Finland this year, compared to 3,651 last year. (Panu Pohjola/Lehtikuva via AP) FINLAND OUT - NO SALES
Të gjitha ata të cilët udhëtojnë për në Austri dhe ofrojnë të dhëna jo të sakta, apo pas refuzimit të kërkesës për të qëndruar në Austri, duhet të paguaj nga 5 deri në 15 mijë euro ose gjashtë javë burg, nëse nuk ka mundësi ta paguaj shumën, shkruan heute.at, përcjell “albinfo.ch”.
Qeveria austriake ka rënë dakord për një reformë të planifikuar gjatë për të drejtat e të huajve. Refugjatët do të sanksionohen me dënime të rënda.
Nëse ata japin të dhëna të rrejshme për identitetin e tyre, do të paguajnë nga 1 mijë – 5 mijë euro ose tri javë burgim, ndërsa nëse kërkesa për azil refuzohet dhe nuk e lëshojnë vendin, atëherë do të paguajnë nga 5 – 15 mijë euro ose gjashtë javë burg nëse nuk kanë mundësi të paguajnë.
Kundër refugjatëve të cilët kanë kryer krime të rënda dhe dënimi është i formës së prerë, personi në fjalë duhet të lëshoj vendin brenda një muaji.
“Ky është një reagim për faktin se shumë emigrantë në kufi tregojnë një shtetësi të rreme, me të cilën ata kanë shanset më të larta të statusit të azilit”, shkruan heute.at, njofton “albinfo.ch”.
Më këtë ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka dëshiron që në vitin e ardhshëm të bie numri i azil kërkueseve në Austri.
Megjithatë kjo paket ligjore pritet që ta merr miratimin edhe nga partneri i koalicionit SPO.
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë