Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe 140 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte refugjatë dhe emigrantë nga Briri i Afrikës në Jemen u mbyt, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të Kombeve të Bashkuara.
Anija që u përmbys të hënën mbante rreth 260 persona, kryesisht nga Etiopia dhe Somalia, të cilët ishin nisur nga bregu verior i Somalisë për të udhëtuar 320 km nëpër Gjirin e Adenit për të arritur në Jemen, raporton AlJazeera, transmeton Arbresh.info.
IOM tha në një deklaratë të martën se 71 persona ishin shpëtuar, tetë prej të cilëve u dërguan në spital. Të paktën gjashtë fëmijë dhe 31 gra ishin në mesin e të vdekurve.
Në prill, të paktën 62 njerëz vdiqën në dy mbytje të anijeve në brigjet e Xhibutit teksa po përpiqeshin të arrinin në Jemen. IOM tha se të paktën 1,860 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur përgjatë rrugës, duke përfshirë 480 të cilët janë mbytur.
Numri i emigrantëve që mbërrinin në Jemen çdo vit u trefishua nga viti 2021 në 2023, duke u rritur nga rreth 27,000 në më shumë se 90,000, tha IOM muajin e kaluar. Agjencia raporton se rreth 380,000 emigrantë ndodhen aktualisht në Jemen.
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...