Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i afrohet shënimit të 110 ditëve të para në pushtet, ndërsa televizioni amerikan CBS News me këtë rast ka bërë një anketë, e cila tregon se 43 për qind të amerikanëve e mbështesin punën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, derisa 49 për qind e të anketuarve nuk e mbështesin.
Hulumtimi i opinioni publik është publikuar pasi që Trump të enjten e kaluar urdhëroi sulmet ajrore në Siri në shenjë hakmarrjeje ndaj asaj që thuhet se qeveria siriane ka përdorur armë kimike, ku humbën jetën mbi 80 persona, në mesin e të cilëve edhe 30 fëmijë./Arbresh.info/
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...