Qindra sirianë kanë pritur në rradhë për të autobusët e qeverisë që të largohen nga Alepo.
Agjensia shtetërore e lajmeve në Siri ka deklaruar se të paktën 4.000 njerëz janë larguar sot nga Alepo. Transmetuesi shtetëror ka shtuar se më shumë se 70 mijë persona janë larguar nga Alepo gjatë ditëve të fundit, transmeton arbresh.info.
Banorët thanë se sulmet ajrore qeveritare kanë goditur urën e fundit të mbetur që lidhte lindjen dhe përëndimin e qytetit. Ata kanë shtuar se Alepo është shëndërruar në një gërmadhë.
Gjithashtu, ata kanë shtuar se qeveria dhe aletatët e saj kanë vazhduar bombardimet në disa lagje të vogëla, të cilat janë bërë strehë për civilët që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Alepo.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Maj. Gen. Igor Konashenkov ka deklaruar se më shumë se 1.000 rebelë janë dorëzuar./Arbresh.info
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...