Një 40 vjeçar , shtetas i Kosovës dyshohet se ka goditur për vdekje gruan 26 vjeçare Vanesa Ballan të martën në Itali në shtëpinë e saj pranë Trevisos.
Sipas raportimit të mediumit, Today.it, shtetasi kosovar dyshohet se e goditi së paku shtatë herë me thikë tashmë viktimën e cila ishte disa muajshe shtatzëne.
Tutje, thuhet se viktima e kisha denoncuar në polici të dyshuarin më herët për përndjekje.
Policia italiane është vënë në kërkim të shtetasit kosovar, pasi është marrë në pyetje bashkëshorti i viktimës.
Ai është arrestuar më pas, teksa dyshohet se ishte klient i supermarketit ku punonte viktima.
27-vjeçarja italiane ishte në pritje të fëmijës së dytë./Arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu