40 raste të reja të prekurish nga koronavirusi u regjistruan në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit.
Pavarësisht masave të rrepta të marra nga qeveria kroate që kur u regjistrua infektimi i parë, dhe shërimit të pacientit zero, vendi sërish nuk ka mundur ta bllokojë virusin. Të prekurit tani kanë mbërritur në 168 ndërsa është shënuar dhe vdekja e parë nga Covid 19. Ushtria kroate është angazhuar për ndërtimin e një spitali fushor pranë atij kryesor në Zagreb, ku do të dërgohen të sëmurët me koronavirus. Është llogaritur që spitali i ri të ketë 270 shtretër…
Të premten, edhe Serbia shënoi viktimën e parë nga koronavirusi. Një burrë 59-vjeçar humbi jetën prej sëmundjes në Qendrën Klinike të Vojvodinës, bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbanic. “Ai e ka marrë virusin nga një person, djali i të cilit ka qenë në Milano”, pohoi ajo teksa në emër të Qeverisë dhe shtetit të Serbisë i shprehur ngushëllime familjes së viktimës. Ndërkohë, kur bëhet fjalë për testimet për Covid, shumë qytetarë serbë kanë thënë se mjekët kanë refuzuar t’i testojnë, madje edhe në situatat kur kanë treguar simptome. Serbia llogaritet të ketë më pak mjekë dhe teknikë se mesatarja europiane.
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...