Gjermania sot shënon 34 vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara.
Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë, raporton RTKlive.
Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë u kontrollua nga aleanca perëndimore dhe pjesa lindore e Gjermanisë u pushtua nga trupat ruse.
Për më shumë vite popullit gjerman iu ndalua lëvizja e lirë, ndërsa për ta bërë edhe më të ashpër ndarjen, ish-BRSS ndërtoi murin në Berlin, që e ndante qytetin në mes, i cili u rrënua në nëntor të vitit 1989, për t’ia hapur rrugën bashkimit të vendit.
Për këtë Ambasada Gjermane në Prishtinë sot do të organizojë një pritje me rastin e “Ditës së Bashkimit të Gjermanisë”.
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...