Një gjyqtar e ka paralajmëruar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, të mërkurën se mund të përjashtohet prej seancës gjyqësore në rastin e nisur prej shkrimtares E.Jean Carroll, nëse ai ka qasje përçarëse.
Kërcënimi i gjyqtarit Lewis Kaplan ka ardhur pasi avokatët e Carrollit – të cilët pretendojnë se Trump ia ka shkatërruar reputacionin shkrimtares dhe duhet të paguajë dëmet, pasi e ka mohuar më 2019 se e ka dhunuar dekada më parë – kanë thënë se Trump ka bërtitur para jurisë kur Caroll ka qenë duke e dhënë dëshminë e saj.
“Ai ka thënë: ‘Është gjueti shtrigash, është mashtrim’”, ka thënë Shawn Crowley, avokate e Carrollit, jashtë gjykatës në Manhatan.
Kaplan ka paralajmëruar Trumpin që ta kontrollojë veten gjatë seancës.
“Zoti Trump ka të drejtë të jetë prezent këtu. E drejta mund të humbet nëse ai është përçarës, dhe nëse i shpërfill urdhrat e gjykatës”.
“Zoti Trump, shpresoj që nuk do të duhet të shqyrtoj nëse duhet t’ju përjashtoj prej seancës”, ka thënë Kaplan.
Trump, 77-vjeçar, ka thënë se dëshiron të dëshmojë, mirëpo nuk i kërkohet të jetë në seancë.
Ai nuk ka marrë pjesë në deklaratat fillestare në pasditen e së martës, dhe është nisur për në Nju Hempshajër në fushatën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Proceset e shumëfishta gjyqësore të Trumpit, penale dhe civile, janë kthyer në qendër të vëmendjes, për shkak të synimeve të tij për të fituar edhe një mandat presidencial.
Ai është deklaruar i pafajshëm në të katër rastet gjyqësore kundër tij, duke përfshirë edhe dy raste se ka tentuar të përmbysë rezultatin zgjedhor më 2020, kur Joe Biden është shpallur president i Shteteve të Bashkuara./rel
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...