Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, propozoi krijimin e një grupi pune për Afganistanin në kuadër të grupit G20, duke vënë në dukje se Turqia është e gatshme të udhëheqë grupin e punës.
“Garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në Afganistan sa më shpejt të jetë e mundur është i një rëndësie kritike jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në nivel ndërkombëtar”, tha presidenti Erdoğan, duke folur në takimin e jashtëzakonshëm të grupit G20 mbi Afganistanin, ku u inkuadrua nëpërmjet video konferencës nga pallati Vahdettin në Stamboll.
Ai theksoi se pavarësisht procesit politik, ekziston nevoja për të treguar solidaritet të fuqishëm me popullin afgan për shkak të thellimit të krizës humanitare në vend.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk e ka luksin t’i kthejë shpinën popullit afgan dhe ta lërë këtë vend në fatin e tij”, shtoi ai.
Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë të përmbushë “obligimin e saj të vëllazërisë” për popullin afgan në këto ditë të vështira.
Talebanët morën kontrollin mbi Kabulin më 15 gusht, duke detyruar presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të largohen nga vendi. Ata kanë formuar një qeveri të përkohshme të kryesuar nga Hasan Akhund.
Fuqitë botërore u kanë bërë thirrje talebanëve të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse që është përfaqësuese e diversitetit etnik të vendit./AA/
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujto...
Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e S...
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrif...
Pamje tronditëse, “gjak kudo”, të shtëna me armë...
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...