Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 226.220, prej të cilëve 951 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 61.910, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.521.877.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,54 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 127,8 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 885.258 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.507 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,65 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,27 milionë.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...