Me 221 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.305 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 221 vdekje dhe 2.079 raste të reja me COVID-19.
Me këtë ka arritur në 12.305 numri i vdekjeve dhe në 250.485 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari e cila shtoi se deri më tani ka arritur në 212.176 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.
Ajo theksoi se 3.224 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje kritike, duke shtuar se ka arritur në 1.897.803 numri i testeve të kryera në vend.
Zëdhënësja Lari bëri të ditur se rajonet Khuzestan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor, Kurdistan, Kermanshah, Hurmuzgan, Bushehr, Razavi Khorasan dhe Ilam janë përcaktuar si zona të kuqe, ndërsa rajonet Teheran, Isfahan, Mazandaran Golestan, Elborz, Kerman, Yazd, Hamedan, Sistan-Baluchestan dhe Ardabil, janë përcaktuar si rajone të rrezikuara.
Në anën tjetër pas rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve, Bashkia e Madhe e Teheranit njoftoi se ka pezulluar për 10 ditë të gjitha aktivitetet sportive në kryeqytet.
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...