Brenda rreth një muaji autostrada A5, ose Korridori Vc që kalon mes përmes Kroacisë, më në fund do të hapet për qarkullim pas 20 vitesh punime.
Në seksionin e fundit të kësaj rruge me gjatësi 88.6 kilometra, nga Beli Manastiri deri në kufirin me Republikën e Hungarisë, këto ditë po përpunohen detajet e fundit përpara inspektimit teknik.
Pasi të lëshohet leja e funksionimit seksioni do të hapet zyrtarisht në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, dhe trafiku në këtë autostradë në profilin e saj të plotë do të fillojë.
Sa i përket vlerës totale të projektit, sipas faturës nga ministria e Infrastrukturës autostrada ka kushtuar 815 milionë e 526 mijë euro. Ky është një projekt që, përveç autostradës, përfshin edhe ura mbi lumenjtë Drava dhe Sava, të cilët u emëruan sipas Brigadave të Gardës Sllave. (A2 Televizion)
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...