Greqia ka karantinuar një kamp refugjatësh, ku ndodhen 2,300 persona, për të paktën dy javë pasi që 20 banorë janë testuar pozitivë për Covid-19.
Ministria greke e Migracionit ka njoftuar që masa e ndërmarrë në kampin Ritsona do të jetë e monitoruar rreptë nga policia, transmeton portali arbresh.info.
Të gjithë ata që u testuan pozitivisht nuk treguan simptoma, tha ministria.
Masat erdhën ndërsa autoritetet testuan dhjetëra njerëz në kamp pas një gruaje, e cila kishte jetuar atje, u zbulua se kishte infeksionin ndërsa lindi në një spital aty pranë javën e kaluar – rasti i parë i regjistruar i një refugjati që kontraktonte COVID-19.
Zyrtarët shëndetësorë janë duke hetuar burimin e infeksionit dhe po testojnë më shumë banorë të kampit për të përcaktuar se sa prej tyre kanë virusin./arbresh.info/
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...