Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin COVID-19.
Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, filloi të përjetonte simptoma të ngjashme me ato të etheve, dhe si rrjedhojë iu nënshtrua të martën një testi molekular ku rezultoi pozitive.
Zonja e Parë, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore amerikane, do të qëndrojë në izolim për pesë ditë.
Jill Biden do të trajtohet me medikamentin anti-viral Paxlovid.
“Ajo ndodhet aktualisht në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në shtëpi pasi të ketë marrë dy teste negative të njëpasnjëshme”, thuhet në deklaratën Shtëpisë së Bardhë.
Diagnoza e saj pozitive ndaj COVID-19 vjen vetëm disa javë pasi presidenti amerikan rezultoi pozitiv ndaj virusit në muajin korrik.
Ai u trajtua menjëherë me antiviralin “Paxlovid” dhe më vonë rezultoi sërish pozitiv në fund të muajit pas disa ditësh testimi negativ, të cilin mjeku i tij e përshkroi si një rast “rikthimi” për shkak të medikamentit. Zonja e parë nuk rezultoi pozitive gjatë asaj kohe.
Shtëpia e Bardhë tha se Joe Biden rezultoi negativ të martën në mëngjes në një test antigjeni.
“Si person kontakti i zonjës së parë, ai do të qëndrojë për 10 ditë me maskë në ambiente të mbyllura dhe në afërsi me të tjerët”, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Karolina e Jugut të martën për të dhënë një deklaratë për mediat dhe për të nënshkruar legjislacionin mbi klimën dhe kujdesin shëndetësor të miratuar nga Kongresi Amerikan javën e kaluar.
Më pas, ai pritet të udhëtojë në Wilmington, Delauer./rel/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...