Turqia ka shkatërruar 40 struktura të krimit të organizuar, duke çuar në kapjen e 307 të dyshuarve, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya, transmeton Anadolu.
Gjatë bastisjeve të njëkohshme në 31 provinca, 15 grupe të krimit të organizuar dhe 24 organizata të tjera kriminale përgjegjëse për furnizimin me armë dhe materiale të këtyre grupe u shkatërruan në operacionin e koduar Kafaz, tha Ali Yerlikaya në X.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar edhe 161 armë, 164 armë gjahu, dy armë me tyta të gjata, një sasi e madhe municionesh dhe sasi të ndryshme droge dhe çeqe/fatura.
Yerlikaya shpërndau gjithashtu një video të bastisjeve në X.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit