SHBA do të mbrohet nga çdo ndërhyrje e Rusisë, Kinës dhe Iranit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, njoftuan për shtypin shtatë agjencitë qeveritare përfshirë FBI dhe NSA, në një komunikatë të publikuar sot.
“Do të ketë një nivel koordinimi të pazakontë mes 50 shteteve dhe territoreve amerikane për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve. Kundërshtarët tanë duan të minojnë institucionet tona demokratike, të ndikojnë në opinionin publik dhe të ndikojnë në politikat qeveritare’’, thuhet në komunikatë.
“Rusia, Kina, Irani dhe lojtarët e tjerë keqdashës të huaj do të përpiqen të ndërhyjnë në procesin e votimit ose të ndikojnë në perceptimin e votuesve. Fushatat e mediave sociale, fushatat e dezinformimit dhe sulmet në internet ndaj infrastrukturës shtetërore dhe lokale janë të gjitha mënyrat e mundshme që mund të përdoren për të ndërhyrë”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Atsh.
Deklarata u bë nga FBI, NSA, Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Siguria e Infrastrukturës (CISA).
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...