Pavarësisht thirrjeve për armëpushim humanitar, Forcat Mbrojtëse Izraelite intensifikuan sulmet ajrore dhe ato tokësore në Gaza.
Ndërkohë, një prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbërriti në Egjipt, me synimin për të vizituar Rripin e Gazës. Ai deklaroi se Izraeli e ka për detyrë të respektojë ligjet ndërkombëtare të luftës.
“Më duhet të them se Izraeli ka detyrime të qarta sa i takon luftës me Hamas. Ato janë jo vetëm detyrime morale, por edhe ligjore, të cilat duhet të përmbushen,” – u shpreh Karim A. Khan.
Ndërkohë, situata në veri të Izraelit, përgjatë kufirit me Libanin, duket se po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Hezbollah dhe trupat izraelite shkëmbyen zjarr.
Shqetësimet janë rritur më tej pas njoftimit se kreu i lëvizjes islamike, Hassan Nasrallah do të mbajë fjalimin e parë publik që nga fillimi i luftës, të premten e 3 nëntorit.
Nga ana e tyre, Forcat Mbrojtëse Izraelite bënë me dije se një nga synimet e “fazës së dytë” të operacionit është të bindë liderët e Hamasit dhe grupet në vartësi të saj për lirimin e pengjeve./euronews.al
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...