I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar, Arbër Axhami, i cili u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Oficerët ndaluan makinën e Axhamit afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.
Një kontroll në automjet çoi në gjetjen e një municioni armës, përfshirë shigjeta dhe thika.
Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thikë, si dhe për drejtimin e mjetit pa patentë dhe pa siguracion.
I riu shqiptar pranoi të gjitha akuzat në Gjykatën e Magistratëve në Doncaster më 17 tetor, ndërsa këtë javë u dënua me 14 muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...