Dhjetë persona u goditën me thikë në një tren në Tokio nga një burrë mbrëmjen e së premtes.
Departamenti Zjarrfikësve të Tokios iu përgjigj një telefonate në orën 8:38 pasdite, dhe gjeti viktima me njolla gjaku kur mbërritën në vendin e ngjarjes. Të gjithë personat ishin të vetëdijshëm dhe një person u largua vetë, tha departamenti. Fatmirësisht, asnjë vdekje nuk është raportuar.
Sipas transmetuesit publik japonez, NHK, i dyshuari shkoi në një dyqan aty pranë dhe u dorëzua, duke i thënë nëpunësit, “Unë jam i dyshuari për krimin që po luan në lajmet tani. Jam lodhur duke vrapuar.”
NHK raportoi se i dyshuari duket të jetë rreth të 30 -ave dhe nëpunësi i dyqanit tha se kishte njolla gjaku në një pjesë të trupit të tij.
Incidenti ndodhi në një tren të Linjës Odakyu, midis stacionit Seijogakuen-mae dhe stacionit Soshigaya-Okura në Setagaya Ward./bw/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...