Ministria e Punëve të Brendshme të Polonisë ka dhënë detaje lidhur me incidentin me dronët rusë të cilën u futën në hapësiren ajrore të këtij shteti.
Zëdhënësja e Ministrisë, Karolina Gałecka, tha se dy dronë të tjerë janë gjetur në territorin polak, duke e çuar numrin total në 14 deri tani, raporton BBC.
Zyrtarët polakë thanë këtë mëngjes se 19 dronë rusë kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka zhvilluar biseda telefonike me liderët evropianë. Pas bisedave, ai ka deklaruar se “mori jo vetëm shprehje solidariteti për Poloninë, por mbi të gjitha, propozime për mbështetje konkrete për mbrojtjen ajrore të vendit tonë”.
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka deklaruar se është “i sigurt” që hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë ishte “e planifikuar”, pasi avionët e NATO-s dhe ata polakë rrëzuan dronët që kishin hyrë në territorin e saj gjatë sulmeve të natës mbi Ukrainën.
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...