Të paktën 12 persona kanë humbur jetën ndërsa një është shpallur i zhdukur nga tajfuni më i fortë i vitit në Kinën jugore, raporton Xinhua.
Tajfuni Hato zbarkoi në qytetin Zhuhai në Guandong në mesditën e së mërkurës, duke sjellë erëra deri në 160 kph, transmeton portali arbresh.info

Sinjali i paralajmërimit në Hong Kong është ngritur në 10, niveli më i lartë.
Kur tajfuni kaloi Macao, një mur u rrëzua nga erëra të forta, ku mbeti i vdekur një person. Një njeri tjetër ka humbur jetën pasi u rrëzua nga kati i 11-të i një ndërtesa dhe një i tretë që u godit nga një kamion.

Kishte edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Bëhet e ditur që janë lëshuar alarmet për rrëshqitje dheu, përmbytje dhe katastrofa të tjera gjeologjike./arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron