
A doctor watches a coronavirus patient under treatment in the intensive care unit of the Brescia hospital, Italy, Monday, March 16, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some, it can cause more severe illness, especially in older adults and people with existing health problems. (AP Photo/Luca Bruno)
Nëpërmjet një lidhje direkte nga New Yorku, Marko Kepi, kryetar i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare” ka konfirmuar në emisonin “Opinion” se deri tani në këtë qytet kanë kanë humbur jetën 12 shqiptarë. Ai tha se 10 shqiptarë raportoheshin në zonën e Bronx ndërsa 2 të tjerët në Long Island.
Në një shtëpi funeralesh në Brooklyn kishte mbi 256 trupa të pajetë, ndërsa kapaciteti maksimal i saj ishte 15. Numri i të infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në SHBA, teksa janë regjistruar 10 300 viktima në të gjitha shtetet.
Deri tani shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4 700 viktima. Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.
Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet. Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit. Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për SHBA në luftën kundër pandemisë, ku shifrat do të rriten ndjeshëm.
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...