Një nga aeroportet me fluksin më të madh të fluturimeve në Evropë ai i Stambollit ka pezulluar fluturimet prej një stuhie të rëndë dëbore që ka mbuluar qytetin më të madh të Turqisë, si dhe Evropën juglindore.
Edhe në Athinë u mbyllën shkollat zyra dhe institucione, teksa stuhia e rrallë e dëborës ka mbuluar rajonin lindor të Mesdheut.
Mbyllja e aeroportit të Stambollit, ku një nga terminalet u shemb prej peshës së dëborës, ka ndaluar fluturimet nga Lindja e Mesme dhe Afrika drejt Evropës e Azisë.
Zyrtarët thanë për rrjetin AFP se kjo është mbyllja e parë në aeroportin e ri modern që zëvendësoi më të vjetrin “Ataturk Airport” në 2019.
Ndërkohë dëbora e parë krijoi një atmosferë festive në sheshet e xhamitë e Stambollit, ku fëmijët përfituan më shumë ndërsa turistët bënin foto.
Ndalesat e fluturimeve kanë krijuar probleme për 16 milionë banorët e qytetit më të madh të vendit, ndërsa makinat përplaseshin me njëra-tjetrën në rrugë e autostrada.
The situation at Istanbul airport. #Turkey #snow #snowfall #snowstorm #winter #blizzard #Istanbul pic.twitter.com/lpeerDdpxf
— Aleksander Onishchuk (@Brave_spirit81) January 24, 2022
Qendrat tregtare u mbyllën më herët ndërsa shpërndarjet e ushqimeve janë pezulluar, përveç shitësve ambulantë të “simiteve” që qëndronin në të zbrazura në dëborë./Tch/
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik