Agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian, Europol, ka njoftuar sot se 107 vetë janë arrestuar në kuadër të hetimeve të gjëra për trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual.
Në operacionin e udhëhequr nga policia e Austrisë, me përfshirjen e agjencive të zbatimit të ligjit nga 22 vende të Bashkimit Evropian dhe të palës së tretë, hetuesit i kishin marrë në shënjestër “grupet e krimit të organizuar për trafikimin e individëve të ndjeshëm për shfrytëzim seksual”, theksohet në kumtesën e Europolit, raporton agjencia DPA.
Kombësia e viktimave dhe e të dyshuarve sugjeron se numri më i madh i rrjeteve të trafikimit në BE është nga Nigeria, Amerika Jugore dhe Evropa Lindore, thotë Europoli.
Ky hetim ishte i një shkalle tejet të gjerë: janë kontrolluar më se 125 mijë njerëz në afro 4 mijë lokacione, përfshirë edhe rajonet e prostitucionit, shtëpitë publike dhe sallonet e masazhit.
Europol thekson se “kujdes special” u është kushtuar shpalljeve në Internet ku janë vërejtur viktimat e shfrytëzimit seksual.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova