Një tërmet i fortë goditi të shtunën rajonin Hindu Kush të Afganistanit, tha Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Lëkundjet mësohet se u ndjenë deri në kryeqyteti Kabul dhe përtej kufirit në Pakistanin fqinj.
Njerëzit vrapuan nga shtëpitë e tyre në panik në distriktin Swat në Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit verior. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.
“Ishte shumë i madh këtu në Swat dhe zgjati për një kohë mjaft të gjatë,” tha një banor.
“Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe gratë dhe fëmijët u panë duke qarë nga paniku,’ shtoi ai.
Tërmeti me magnitudë 6 ishte në një thellësi prej 100 km. Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi Pakistanin më herët të shtunën, sipas EMSC.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...