Një sulm kibernetik, i cilësuar si një incident i madh nga Shërbimi publik i shëndetësisë britanike (NHS), ka bllokuar kompjuterët e shumë spitaleve në vend. Një sulm i ngjashëm, ka goditur edhe ndërmarrjet spanjolle.
“Një numër i madh organizatash kanë njoftuar se janë prekur nga sulmet informatike”, theksoi NHS në një komunikatë duke nënvizuar se hetimi për këtë ka filluar.Po ashtu gjiganti i telekomit “Telefonica” dhe disa ndërmarrje të tjera spanjolle, u bënë viktima të një sulmi kibernetik, njoftuan sot autoritetet spanjolle.
Ministria e Energjisë theksoi se kishte pasur një konfirmim për sulme të ndryshme kibernetike që kishin si shënjestër ndërmarrjet spanjolle, nëpërmjet një virusi të tipit “ransomware”. “Sulmi ka prekur ekipet informatike të punonjësve të ndërmarrjeve të ndryshme, por nuk ka prekur ofrimin e shërbimeve, as shfrytëzimin e rrjeteve dhe as përdoruesin e këtyre shërbimeve”, njoftoi ministria spanjolle.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...